Cnn: “Inteligjenca amerikane heton për koronavirusin, hipotezë se ka lindur nga laboratori i Wuhan

Sipas CNN drejtues të inteligjencës amerikane dhe sigurisë kombetare, kanë hapur një hetim mbi origjinën e koronavirusin e ri dhe mes hipotezave ato po shqyrtojnë mundësinë, që ky virus më shumë se i lindur në një treg kafshësh, ka lindur në një laborator të Wuhan dhe është përhapur nga atje, për shkak të një aksidenti.

Rrjeti allnews citon burime të ndryshme që janë të vetëdijshëm për dosjen, por besojnë se është e parakohshme të nxirren tani përfundime.
Të Mërkurën Washington Post kishte raportuar lajmin, që dy vite para shpërthimit të pandemisë, diplomatët e ambasadës amerikane në Pekin kishin vizituar disa herë institutin e virologjisë të Wuhan (Wiv) dhe kishin shprehur shqetësimin e tyre për kushtet e sigurisë së laboratorit, që bënte studime të rrezikshme për lakuriqët e natës.

Apeli bie në vesh të shurdhët

Autori i artikullit të Wp shkruan që një tjetër drejtues i administratës amerikane ka thënë që të gjitha të dhënat që kemi japin elementet e duhur të provave të mundshme që pandemia është fryt i një aksidenti në loboratorin e Wuhan. Ai gjithashtu nënvizon që versioni i Pekinit, sipas të cilëve virusi ka ardhur nga një wet market në Wuhan është i pabazuar dhe i dobët, duke cituar kërkimet e ekspertëve kinez mbi Lancet, sipas të cilëve pacienti i parë i identifikuar me koronavirus në fillim të dhjetorit, nuk kishte asnjë lidhje me tregun ashtu si 1/3 e të gjithë të infekturve të grupit të madh. Ndërkohë tregu nuk shiste lakuriq nate.

SHKARKO APP