CNN: Sjellja e Trump injoron përkeqësimin e pandemisë së Covid-19 dhe viktimat e saj
Një President sfidues si Donald Trump po ndjek qëllimet e tij politike ndërsa po injoron dëmin njerëzor dhe ekonomik të pandemisë. Ndërkohë që virusi është përhapur edhe në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar kaos duke detyruar të karantinohen gjeneralët më lartë të Pentagonit, raporton CNN.
Ka një shqetësim gjithnjë e më shumë në rritje mes pasigurisë të zyrtarëve për shkak të gjendjes së presidentit që në momentin që doli nga spitali të hënën.
Trump papritmas hodhi poshtë negociatat e kongresit për një paketë shpëtimi ekonomik. Gjithashtu Trump tha se virusi është po aq vdekjeprurës sa gripi, duke e portretizuar veten si një udhëheqës hero që mposhti virusin.
Me këmbënguljen e tij se virusi nuk është aq vdekjeprurës, Trump po rrezikon të afërmit e tij, amerikanët dhe po i shkakton më shumë plagë familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19.
Duke injoruar negociatat e paketës së shpëtimit ekonomik, ai po e shtyn veten drejt akuzave se gjendja e amerikanëve gjatë pandemisë është faj i indiferencës së presidentit.
Nga ana tjetër, i nominuari demokrat Joe Biden po përpiqet të rivendosë unitetin kombëtar duke ndihmuar kombin nga pandemia dhe duke ndjekur gjurmët e Abraham Lincoln. Ai po paralajmëron se Amerika ndodhet përsëri në ” fushën e betejës në Gettysburg, skena më e përgjakshme e Luftës Civile.
Përpjekjet e fundit të Trump për të minimizuar rrezikun që vjen nga virusi pavarësisht se vetë ai ende po trajtohet me ilaçe do të jenë pjesa kryesore e debatit të së mërkurës midis Zëvendës Presidentit Mike Pence dhe të nominuares për Zëvendës Presidente, Demokrates, Kamala Harris.
Presidenti të martën bëri gjithashtu edhe një përpjekje për të detyruar rregullatorët të përshpejtojnë miratimin e disa vaksinave Covid-19 që aktualisht janë duke u testuar në një përpjekje për të ndihmuar perspektivat e tij të rizgjedhjes.
Sipas një raport të CNN, Presidenti u ka bërë personalisht presion kompanive të ilaçeve për të zhvilluar një vaksinë para Ditës së Zgjedhjeve.
“Rregullat e reja të FDA e bëjnë më të vështirë përshpejtimin e vaksinave para Ditës së Zgjedhjeve. Thjesht një tjetër hit politik”, shkroi Trump shkroi në Twitter
Rikujtojmë se shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, transmeton abcnews.al
Ndërkohë një ditë pasi Presidenti u kthye nga spitali, mjeku zyrtar i Trump, Sean Conley, dha një vlerësim optimist të gjendjes së tij, duke raportuar se Presidenti ishte jashtëzakonisht mirë dhe nuk kishte asnjë simptomë.
Shtëpia e Bardhë nuk ka pranua të tregojë se kur Trump u testua për herë të fundit para se të sëmurej. Kjo pyetje është e rëndësishme sepse do të zbulonte nëse Presidenti ka qenë prezent në udhëtime, fushata dhe ngjarje të tjera që mund të vinin në rrezik shumë njerëz pa qenë në dijeni se ai ishte i infektuar.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë, tha se Trump papritmas njoftoi se ai kishte anuluar bisedimet midis ekipit të tij dhe Demokratëve në Capitol Hill për një paketë të re ekonomike.
“Unë kam udhëzuar përfaqësuesit e mi të ndalojnë negociatat deri pas zgjedhjeve kur, menjëherë pasi të fitoj, ne do të miratojmë një projekt-ligj kryesor të Stimulit që përqendrohet më tepër në biznesin e Vogël,” shkroi Trump në Twitter.
Presidenti pohoi se demokratët po përpiqen të miratojnë një paketë me ndihma të panevojshme. Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi e shfrytëzoi rastin, duke thënë se Shtëpia e Bardhë ishte “në një kaos të plotë”.
“Sot, edhe një herë, Presidenti Trump tregoi siç është në të vërtetë : duke e vënë veten të parin në kurriz të vendit, me bashkëpunimin e plotë të anëtarëve të Kongresit të GOP,” tha Pelosi. “Anulimi i paketës së ndihmës ekonomike tregon qartë se Presidenti Trump nuk është i gatshëm të shkatërrojë virusin,” shtoi ajo.
Vendimi i Trump nënkuptonte një tjetër problem për republikanët e pambrojtur që garojnë për rizgjedhje ndërsa demokratët kërkojnë të marrin përsëri Senatin. Një prej tyre, senatorja Susan Collins, e quajti urdhrin e Presidentit një “gabim të madh”.
Presidenti ngriti pyetje të reja nëse ai ishte plotësisht i aftë për të vënë në kontroll pandeminë, kur ai shkroi në Twitter “E vërtetë!” ndërsa komentonte mbi një raport të CNBC se kryetari Jerome Powell kishte thënë se Kongresi duhet të bëjë më shumë për të mbështetur ekonominë.
Sigurisht, ndërhyrja e vetë Trump do të thotë që Kongresi nuk do të jetë mbështetje. Dhe ai shtoi më tepër pikëpyetje mbrëmjen e së martës vonë kur i bëri thirrje Kongresit të miratojë një paketë prej 25 miliardë dollarësh për të mbështetur pagat për linjat ajrore dhe një program të pagave prej 35 miliardë dollarë për bizneset e vogla.
Burimi: abcnews.al