Conte ashpërson masat: Gjoba nga 400 deri në 3 mijë euro kush shkel shtetrrethimin

Italia ka shënuar sot një tjetër ditë dramatike në numrin e vikimave si pasojë e koronavirusit e të pacientëve të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 743 viktima duke e çuar në 6820 numrin e tyre, e numri i  personave të infektaur në rreth 70 mijë.

Qeveria Conte në një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave, mbajtur sot pasdite ka vendosur të rrisë nivelin e ashpërsisë së masave për këdo që shkel rregullat e qarkullimit apo falsifikon auto-certifiaktën e motivit të lëvizjes.

Dekret-ligji i ri ka vendosur që për çdo persona që shkel këto masa, gjoba të jetë nga 400 deri në 3 mijë euro. Dekreti i mëparshëm e parashikonte deri në 206 euro.

Gjithashtu është vendosur që në çdo 15 ditë qeveria italiane të raportojë në parlament mbi ecurinë e pandemisë në territorin kombëtar duke shtuar nivelin e bashkëpunimit e të transparencës me këtë institucion.

Në një konferencë virtuale me mediat, kryeminsitri Giuseppe Conte hodhi poshtë lajmin e publikuar nga disa media se masat e qeverisë do të vazhdojnë deri më 31 korrik.

“Masat do të varen nga ecuria e pandemisë e urojmë që të marrë fund sa më parë. Situata që po jetojmë është e ngjashme me atë të pas Luftës së Dytë Botërore” – tha Conte.

Gjithashtu është autorizuar dhe mbyllja e pompave të furnizimit me karburant përgjatë autostradave pasi ëshë e pamundur siguria shëndetësore e punonjësve në këto pika si dhe nuk mund të garantohet qëndrueshmëria e tyre ekonomike.

SHKARKO APP