Conte: Italia ka nevojë për një qeveri politike dhe jo teknike
Kryeministri në detyrë Giussepe Conte ka pasur një takim të gjatë me Mario Draghin kandidatin e përzgjedhur nga presidenti italian për formimin e qeverisë.
Duke folur sot për mediat, Conte u shpreh se “sabotatorët ndodhen diku tjetër”, duke mohuar se është kundër krijimit të qeverisë Draghi.
“Unë kam punuar gjithmonë për të mirën e vendit dhe në mënyrë që të formohet një qeveri e re. Nga ky këndvështrim, unë shpresoj për një qeveri politike që është solide dhe ka kohezion të mjaftueshëm për të bërë zgjedhje politike. Nga unë asnjë pengesë për Draghi”, tha Conte.
Ndërsa lëshoi një mesazh për Lëvizjen 5 Yje që e ka përzgjedhur dy herë si kryeministër: “Kam qenë dhe jam përherë”. Pra vetë Conte nuk fsheh dhe ndonjë angazhim tjetër pse jo në qeveri.
Mesazhi i qartë i Conte është Italia ka nevojë për një qeveri politike dhe jo teknike. Ndërkaq sinjale pro qeverisë Draghi ka dhënë dhe lideri historik i Forza Italia, Silivio Berslusconi, i cili e sheh këtë mbështetje dhe me idenë se në të ardhmen synon të bëhet presidenti i Italisë, pas dy vitesh.