Conte shtrëngon masat, dekreti hyn në fuqi nga e hëna: Bare e restorante mbyllen në 18:00, mësimi online në 75%
Conte nënshkruan dekretin e ri. Italia në gjysmë bllokimi për një muaj. Bare dhe restorante do të mbyllennë orën 18:00 por do të jenë të hapura të dielën.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, nënshkroi dekretin e ri me masatkufizuese anti-Covid, duke përfshirë mbylljen e të gjitha restoranteve, bareve dhe akulloreve në orën 18:00, të cilat megjithatë do të jenë në hapura të dielën.
Qeveria, mësohet se po përshpejton ndihmën prej 1.5-2 miliardë për kategoritë më të prekura nga masat. Dekreti do të hyjë në fuqi nga e hëna (26 tetor) deri në 24 nëntor.
Në shkollat e mesme do të jetë e mundur mësimi në distancë edhe mbi 75%. Dispozitat shkojnë si plotësim i kërkesave të rajoneve që e kishin kërkuar 100%.
Ndërkohë dekreti parashikon mbylljen e palestrave, pishinave, qendrave të notit, llixhat dhe SPA.