Costa Concordia transportonte kokainë për llogari të Ndragetas kur u mbyt
Costa Concordia transportonte një ngarkesë të madhe kokaine në pronësi të mafias, pretendojnë hetuesit italianë. Organizata famëkeqe kalabreze Ndrageta kishte drogë të fshehur në kroçeren që u mbyt në janar të vitit 2012, pasi u përplas me një shkëmb të lartë 70 metra. Hetuesit pohojnë se nga përgjimet telefonike dhe regjistrimet e anëtarëve të bandës së frikshme kriminale është zbuluar se ka pasur një ngarkesë të madhe droge, e llojit kokainë në anije kur ajo u mbyt shkuran 'The Indipendent'.
Bosi i Ndragetas Michele Rossi mësohet se është xhindosur kur ka dëgjuar lajmin gjatë një bisede të bërë me Massimo Tiralongo. Hetimi për trafikun e dyshuar të drogës nga mafia gjithashtu pretendon se ‘Ndrageta transportoi dorgën e saj në një anije në pronësi të MSC dhe Norwegian Cruise Lines. Zyrtarët thanë se droga në Concordia u vendos në bordin e anijes pa dijeninë e zyrtarëve të lartë apo të zyrtarëve të lartë të kompanisë. Kapiteni i anijes, Francesco Schettino, u dënua me 16 vite burg. Ai u dënua për neglizhencë e cila shkaktoi vdekjen e 32 njerëzve dhe po ashtu si shkaktarin e mbytjes së anijes turistike e cila kishte 4.200 pasagjerë në bordin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

