FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

COVID-19, 12 mijë mjekë dhe infermierë përfundojnë me sukses misionin në Hubei

Një total prej 12 mijë anëtarësh të stafit mjekësor që mbështetën provincën Hubei, provinca kineze e goditur më rëndë nga koronavirusi i tipit të ri, përfunduan me sukses misionin e tyre dhe u larguan të martën pasi situata epidemike është lehtësuar shumë, thanë të premten autoritetet shëndetësore të Kinës.

Mjekët që largohen janë kryesisht ata që punojnë në spitalet e improvizuara dhe të caktuara për raste jo të rënda, tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në një konferencë për shtyp.

Specialistët dhe ekipet mjekësore që trajtojnë raste të rënda janë ende duke punuar në Hubei dhe do të qëndrojnë derisa të përfundojnë të gjitha misionet mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi të kthehen në vende te tyre anëtarët e personelit mjekësor do të çlodhenë në karantinë dhe do t’u nënshtrohen vëzhgimit të vazhdueshëm mjekësor, shtoi Guo

Swiss Digital Mobile Reklama

/Marre nga CRI/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?