COVID-19, BBC: Pse rritja e rasteve në Britani është shqetësuese?

Numri i viktimave nga koronavirusi ka të ngjarë të rritet nëse rastet vazhdojnë të shtohen, kanë paralajmëruar ekspertët. Ndërkohë nga ana tjetër numri i rasteve të reja në javë nga koronavirusi është rritur mbi 20 për 100,000 njerëz dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur karantinën për personat që vijnë nga jashtë, raporton BBC.

Sidoqoftë, shtrimet në spital dhe numri i viktimave ka qenë i ulët. Zyrtarët e shëndetit publik kanë treguar se rritja e rasteve të reja ka qenë kryesisht midis brezit të ri. Dy specialistë britanikë, anëtarë të Këshillit Shtetëror për Situata të Jashtëzakonshme, kanë dhënë një paralajmërim të ashpër pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në mbarë Britaninë e Madhe, transmeton abcnews.al

Profesori John Edmunds ka deklaruar se numri i rasteve të reja është duke “u rritur në mënyrë eksponenciale”, derisa profesori Jonathan van Tam ka paralajmëruar se njerëzit nuk po i marrin seriozisht masat.

Gjatë 24 orëve të fundit në Britani janë konfirmuar 2.988 raste të reja me COVID-19, numri më i madh i rasteve të reja që nga 22 maji. Profesori Edmunds ka theksuar se COVID-19 ka aftësi të jashtëzakonshme që të përhapet, dhe pikërisht për këtë arsye Britania e Madhe është futur “në një periudhë të rrezikshme”, transmeton abcnews.al

“Epidemia është ende këtu, dhe ne ende nuk jemi në gjendje që ta kontrollojmë duke normalizuar në këtë mënyrë edhe ekonominë”, ka paralajmëruar Edmunds.

Profesor Van-Tam tha se politikanët dhe zyrtarët e  shëndetit publik do të duhet të mendojnë  “se si ta menaxhojmë këtë situatë në një periudhë afatshkurtër, jo për gjashtë ditët e ardhshme, jo për gjashtë javët e ardhshme, por për gjashtë muajt e ardhshëm por tani”.

Profesor Van Tam shtoi se rritja e rasteve të reja ishte në grupmoshën 17-21 vjeç. Të rinjtë nuk po e marrin seriozisht situatën dhe kjo është një nga shqetësimet e mia më të mëdha.

SHKARKO APP