COVID-19/ Bilanc i frikshëm në Spanjë, 838 viktima brenda 24 orëve
Spanja është një nga vendet më të prekur nga koronavirusi, ku thuajse çdo ditë raportohet për qindra vikima.
Mësohet se në e fundit numërohen 838 viktima duke e çuar në 6.528 numrin e përgjithshëm të viktimave. Ndërkohë, 6.549 raste të reja pozitive me koronavirus janë raportuar në vend duke e çuar totalin në 78.797.
Shifra të larta janë shënuar ditët e fundit në Spanjë, vetëm të premten numërohen 769 viktima, të shtunën 889 dhe ditën e sotme 838, shifra këto mjaft të frikshme.
Në Itali numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.