Covid 19: Çfarë po ndodh në Greqi, Gjermani, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi
Qytetarët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme jashtë Shqipërisë po përballen me një numër problemesh, që nga gjoba për tejkalimin e qëndrimit tre-mujor në një vend të BE-së, deri në mungesa e siguracioneve për ata që punojnë “në të zezë”.
Elona Kataro në Athinë dhe Fatime Menalla në Munster të Gjermanisë japin hollësi për këto probleme. Ndërkohë shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut përballen me përhapjen e kovid 19 dhe masat e izolimit të vendosura nga qeveritë respective.
Musa Gjoka në Mal të Zi dhe Vjollca Sadiku në Maqedoninë e Veriut, japin hollësi për situatën në këto vende. Ndërkohë në Serbi, vendin më të prekur të rajonit, pas Greqisë, situate vazhdon të rëndohet. Sonja Biserko nga Beogradi, thotë se kjo nuk është thjeshtë krizë e pandemisë, por edhe krizë e sistemit capitalist dhe nevojë për rikthimin në vlerat liberale./abcnews.al