COVID-19, Conte refuzon planin ekonomik të BE-së, i jep 10 ditë kohë për një tjetër
Gjatë një videokonference me liderët e BE ditën së sotme, kryeministri italian Giuseppe Conte refuzoi një plan të Evropës për të ndaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.
Conte i ka dhënë BE-së 10 ditë kohë që të gjejnë një zgjidhje emergjente për të gjitha shtetet.
Këtij vendimi të Contes i është bashkuar edhe Presidenti i Spanjës Pedro Sanchez duke i kërkuar liderëve evropianë që të kthehen pas 10 ditësh me një propozim tjetër.
“Ne kemi nevojë për instrumente të reja, është një tronditje epokale. Ne kemi nevojë për të reaguar me mekanizma financiare inovative dhe të përshtatshme për të reaguar ndaj një lufte kundër COVID-19” – reagon Conte.