Covid-19/Çrregullimet serioze të trurit, tek njerëzit me simptoma të lehta
Mjekëve mund t’u kenë ikur shenjat serioze dhe fatale të çrregullimeve mendore, të nxitura nga Covid-19 tek pacientët me simptoma të lehta, kanë paralajmëruar shkencëtarët. Neurologët britanikë publikuan detaje të më shumë se 40 pacientëve me Covid-19, komplikimet e të cilëve radhiteshin nga inflamacioni i trurit e deri tek sulmi në tru.
Në disa raste problemi neurologjik ishte simptoma e parë e kryesore e pacientëve. Rastet, e botuara në revistën Brain, kanë zbuluar një rritje të një gjendje kërcënuese shëndetësore, të quajtur encefalomielitis akute. Në Institutin e Neurologjisë të UCL, rastet me Adem u rritën nga një muaj para pandemisë në dy ose tre në një nga javët e prillit dhe majit.
Një grup i madh pacientësh kishin inflamacion të sistemit nervor qendror, 10 kishin sëmundje të trurit me delirium ose psikozë, tetë kishin goditje në tru dhe një tetë të tjerë kishin probleme nervore periferike, kryesisht të diagnostikuara si sindromi Guillain-Barre, një reagim imunitar që sulmon nervat dhe shkakton paralizë. Sëmundja është fatale në 5% të rasteve.