Covid-19, është 100 herë më vdekjeprurës për të moshuarit

Shifrat e fundit të koronavirusit në Britaninë e Madhe, tregojnë se Covid-19 është 100 herë më shumë fatal për të moshuarit se të rinjtë. Mediat shkruajnë se të paktën 20 persona në Angli nën moshën 40-vjeçare, kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitale që prej Gushtit.

Vetëm 1 person nën moshën 20-vjeçare ka humbur jetën që prej Shtatorit atje. Ndërkohë sa i përket të moshuarve shifrat janë shumë më të larta, 1425 viktima nën moshën 80-vjeçare dhe 1093 viktima mes moshës 60-79-vjeç.

“Në tërësi nuk është një sëmundje për të rinjtë”, është shprehur profesoresha Karol Sikora. Statisticieni David Spegelhalter tha se mosha është një faktor shumë i rëndësishëm në lidhje me vdekjet nga Covid. Ai tha se të rinjtë kanë shumë mundësi të infektohen me Covid dhe të mos shtrohen në spitale apo të mos mbesin viktima.

SHKARKO APP