Covid-19, Finlanda lehtëson kufizimet e udhëtimit. Ja rregullat e reja
Qeveria finlandeze njoftoi sot se do të lehtësojë kufizimet e udhëtimit të ndërmarra për të frenuar përhapjen e COVID-19, përfshirë ngritjen e pragut për rregullat e vetëkarantinimit.
“Që nga 19 shtatori, Finlanda do të aplikojë një prag prej më e shumta 25 infeksione të reja COVID-19 për 100 000 banorë brenda një periudhe dyjavore, për hyrje pa kërkuar një periudhë vetëkarantinimi 14-ditore”, thanë autoritetet.
Aktualisht, kufiri është tetë raste për 100 000 banorë.
Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga Islanda, Norvegjia, Polonia, Suedia, Gjermania Estonia, Lituania, Letonia, Sllovakia dhe Qipro do t’u lejohet hyrja pa periudhën e vetëkarantinimit.
Ndërkohë, kufizimet do të aplikohen, ndër të tjera, për Francën, Italinë, Belgjikën, Spanjën, Austrinë, Greqinë dhe Hungarinë.