COVID-19, Franca zgjat periudhën e izolimit kombëtar
Qeveria franceze vendosi sot të zgjasë kufizimin e popullatës edhe për dy javë nga e marta, deri më 15 prill, njoftoi kryeministri francez, Edouard Philippe.
“Në marrëveshjen edhe me presidentin e Republikës, unë po njoftoj sot rinovimin e periudhës së izolimit me dy javë shtesë, që fillon të martën e ardhshme, pra zgjat deri të mërkurën më 15 prill, me të njëjtat kushte” deklaroi ai, pas një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave.
Ai shtoi se kjo periudhë, padyshim, mund të zgjatet, nëse situata shëndetësore e kërkon një gjë të tillë.