Covid-19, hapen burgjet në të gjithë Europën

Mbylla e kufijve dhe fluturimeve ajrore për shkak të Covid-19, ka bërë që burgjet në vende të Europës të hapen dhe të lirojnë të dënuarit. Situata shqetësuese e pandemisë Covid-19 në Itali ka detyruar qeverinë italiane të aprovojë masa parandaluese dhe për sistemin e burgjeve. Në dekretin e fundit të aprovuar nga qeveria Konte është përfshirë dhe një normativë e re ligjore për të evituar përhapjes e pandemisë dhe në qëndrat e vuajtjes së dënimit.

Nga kjo normativë përjashtohen të burgosurit për krime të rënda, ata me krime të shumpërsëritura si dhe të burgosurit që gjatë ditëve të fundit u përfshinë në revoltat në burgje. Kjo normativë e re ligjore është e vlefshme deri më datë 30 qershor 2020.

Vendimi i qeverisë italiane për të ndërprerë takimet mes të burgosurve dhe familjarëve deri më 31 maj 2020 si dhe pasiguria në burgje për rrezikun e infektimit nga koronavirusi, çoi ditë më parë në protesta të forta në shumë burgje italiane. Protestat shkaktuan 12 viktima dhe 40 të plagosur mes të ciëlve dhe mjaft punonjës burgjesh.

SHKARKO APP