Covid-19 i merr jetën mbi 3 milion njerëzve në mbarë botën

Prej fundvitit të 2019 dhe deri më tani, Covid-19 i ka marrë jetën mbi 3 milion njerëzëve në mbarë botën. Sipas një përllogaritje nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të vdekjeve, me më shumë se gjysmë milioni.

Më pas vjen Brazili, Meksika dhe India. Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Franca kanë regjistruar më shumë se 100,000 vdekje për shkak të virusit. Nëse do të ndalemi në Europë, do të shikojmë që kontineti ende përballet me shtrime të larta në spitale. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rajoni Evropian që përfshin disa vende të Azisë Qendrore, kohët e fundit arriti të paktën një milion vdekje.

Dega europiane e organizatës ndërkombëtare paralajmëroi se situata në rajon ishte serioze me 1.6 milionë raste të reja që raportohen çdo javë. Shtrimet në spital mbeten të larta në të gjithë rajonin edhe pasi transmetimi është ngadalësuar në disa vende, tha drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge. Vdekjet tek njerëzit mbi 80-vjeç kanë rënë në nivelin më të ulët për shkak të marrjes së lartë të vaksinave në atë grupmoshë.

SHKARKO APP