COVID-19, infektohet djali i madh i Presidentit Trump, Donald Jr.

Djali i madh i Presidentit Trump, Donald Trump Jr. ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ai rezultoi pozitiv në fillim të kësaj jave dhe ka qëndruar i izoluar gjatë gjithë kësaj periudhe.

Mediat e huaja raportojnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur simptoma të rënda.

Aktualisht po ndjek protokollet e vendosura si dhe po trajtohet me disa medikamente të lehta.

Donald Jr. është djali i dytë i Presidentit i cili është prekur nga virusi ku më parë Barron Trump, 14 vjeç është infektuar.

Njësoj si i ati, Barron është shëruar në kohë rekord nga koronavirusi.

SHKARKO APP