Covid-19, Italia në fazë krize/ Flet Kryetari i Këshillit Suprem të Shëndetësisë

Italia ndodhet në fazë kritike të pandemisë. Shifrat e fundit kanë kapërcyer mbi 26 mijë të infektuar e mbi 200 viktima në 24 orë duke sjellë shqetësim se vendi ndodhet përballë skenarit të katërt të parashikuar nga autoritetet.

Kryetari i Këshillit Suprem të Shëndetësië Italiane e anëtari i Komitetit tekniko-shkencor i ngrituar pranë qeverisë italiane në një intervistë ekskluzive për gazetaren e RTV Ora në Romë tha se virusi nuk ka ndryshuar.

“Nëse marrin në analizë mënyrën e përhapjes territoriale të virsuit ka një ndryshim të madh. Në pranverën e 2020, pandemia shfaqej më insistuese në pjesën veriore të vendit, kryesisht në Lombardi e në Emilia Romagna,  Toskana, Veneto. Ndërsa aktualisht shfaqet pothuajse uniform në të gjithë territorin kombëtar. Nëse në fazën e parë mosha mesatare e personave të infektuar ishte mbi 65 vjec , në këtë moment mosha mesatare e të infektuarve është 41-42 vjeç.

Nuk është e vërtetë virusi është i njëjtë, nuk ka ndryshuar është në të njëjtën formë si në shfaqjen e tij fillestare e në një farë mënyre ky fakt mund të kosiderohet si një avantazh në fazën e kërkimit shkencor në platformën e vaksinave.  Pra virusi është ekzaktësisht si më parë.”

Profesor Franco Lucatelli ka sqaruar edhe kurën me të cilën Italia po kuron paciaentët me covid-19

“Në fillim të nisjes së pandemisë patëm pritshmëri të larta ndaj disa barnave që mendonim se po kuronin mirë virusin por që në të vërtetë nuk ndodhi e na zhgënjyen. Remdesevir, një antiviral ndaj të cilit u krye një studim që mbështeti aftësinë e tij për të reduktuar ngarkesës viroze e numrit të ditëve për t’u  rekuperuar nga kuadri klinik, u pasua nga një tjetër studim i cili u promovua nga Organizata Botërore e Shëndetit  e që nuk konfirmoj këtë avatazh të këtij antivirali.

Në standartet e larta për kurim e Covid 19 është padyshim oksigjeno terapia. Efikase është terapia me heparinë sidomos tek pacientët në gjëndje të rëndë. Kortizonet janë gjiathshtu mjaft efikasë tek pacientët Covid e në mënyrë të vecantë ilaci deksametasone të cilin e ka promovuar dhe një studim klimik i kontrolluar.

Terapia e plazmës ka dhënë rezultate pozitive , dhe pse një studim i sapo publikuar në revistën mjekësore angleze “British Medical Journal” ka hedhur dyshime të kosndierueshme që kanë rezerva për efikasitetin e saj tek pacientët Covid”, shprehet professor Lucatelli, i cili thekson se personalisht ka pritshmëri të lartë ndaj terapisë së antitrupave monoklonalë .

Kreu i Këshillit Suprem të Shëndetësisë Italiane infromon se në repartet e terapisë intesive mosha e të infektuar me Covid është mesatarisht e thyer, por ka dhe përjashtime që do të thotë se dhe moshat e reja nuk janë imune. Sipas tij, diabeti e patologjitë e zemrës, apo dhe ato të frymëmarjes shtojnë riskun tek personat e infektuar.

SHKARKO APP