COVID-19, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Jordani

Nathir Obeidat, ministri i Shëndetësisë në Jordani, ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Ministri u largua pas kërkesës së kryeministrit të vendit Bisher al-Khasaëneh.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje.

Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.

 

SHKARKO APP