COVID-19/ Mbi 1,3 milion të infektuar në botë, mbi 74 mijë të vdekur dhe 284,802 të shëruar

Numri i të prekurve në botë nga koronavirusi vazhdon të rritet. Ndërkohë që shifrat e personave që kanë humbur jetën vazhdojnë të rriten në mënyrë tragjike.

Në të gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 raportohet mbi 1,3 milion.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 74,808.

Të shëruar deri tani janë 284,802 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 368,241 ndërsa të vdekur janë 10,941.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 16,523 viktima.

Franca ka 8,911 numrin total të të vdekurve.

Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 22 dhe janë 377 persona të infektuar.

SHKARKO APP