Covid-19 mbyll 51 000 bare dhe restorante në Lombardi
Më shumë se 51 000 bare, restorante dhe piceri janë mbyllur në Lombardi, shkruan gazeta italiane ”Il Giorno”, çka ka çuar në një humbje në xhiro prej rreth të paktën një miliard euro.
Rezultati i kësaj analize vjen nga Coldiretti, shoqatë që mbron prodhuesit dhe konsumatorët, e cila vlerëson përpjekjet për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Lombardia, sipas të dhënave të Coldiretti-t, është rajoni italian me numrin më të madh të vendeve për konsumimin e ushqimit dhe pijeve jashtë shtëpisë.
”Në nivelin provincial, territori i parë është ai i Milanos me mbi 18 000 biznese, i ndjekur nga Brescia me rreth 7 000, Bergamo me më shumë se 5 000, Varese me gati 4 000 lokale, Monza dhe Brianza mbi 3 000, Pavia dhe Como me rreth 3 000, Mantova me rreth 2 000, Kremona me 1 700, Lecco me rreth 1 400, Sondrio me 1 100 dhe më në fund Lodi me pak më shumë se 1 000 restorante të dedikuara për hoteleri”, thekson Coldiretti.
“Efektet e mbylljes së bizneseve të restoranteve ndihen në një kaskadë në të gjithë zinxhirin agro-ushqimor me anulimin e porosive për furnizimet e shumë produkteve që gjejnë një treg të rëndësishëm për konsum.
Po ashtu, edhe kompanitë e agro-turizmit janë në vështirësi të mëdha këtë vit për shkak të masave të kufizimeve dhe kolapsit të turizmit.