Covid-19, mjeku në Itali: Nuk ka pasur raste vetëflijimi në spitale

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci, bën me dije se në spitalet atje nuk ka pasur raste të vetëvrasjeve në kushte spitalore. ”Në raste në fjalë është e vështirë të futesh në detaje, sepse duhet të kesh kartelën klinike përpara dhe ta objektivizosh situatën. Në Itali ka pasur rritje të vetëvrasjeve, në kontekst tjetër, por jo në kontekst të spitaleve. Në spital në dijeninë time nuk kemi pasur raste, në spitalin ku kam punuar unë nuk ka pasur raste vetëflijimi”, tha ai.

Sipas ti, ka pasur raste dhe tentativa vetëflijimi tek pacientët e infektuar nga Covid-19, por këto raste nuk janë regjistruar në spitale. “Ka patur një rritje të numrave të pacientëve që kanë qenë të infektuar me Covid-19, por jo në kontekstin spitalor, për arsyen që lidhen me Covid-19, por këto jo në spital për shkak të ankthit që u krijonte kjo gjendje”, tha ai.

Për më tepër, ai nënvizoi për ”Euronews Albania”, se përdorimi i disa ilaçeve tek pacientët e prekur nga Covid-19, si p.sh hidroksiklorokina, mund të çojë në rritjen e efektit të vetëvrasjeve.

SHKARKO APP