Covid-19, ndërron jetë një doktor

Një doktor francez ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Lajmin e bëri me dije Ministri Francez i Shëndetësisë, duke shtuar se ky ishte rasti i parë i vdekjes së një doktori në vend. ”U informova të dielën mbi vdekjen e tij”, tha Olivier Veran ministri francez i shëndetësisë. Ai refuzoi të jeptë më shumë informacione, duke cituar vendimin e familjes dhe konfidencialitetin mjekësor. Personi që ka humbur jetë ishte doktor në urgjencën e spitalit Compiegne në Oise të Francës. Doktori ndërroi jetë para se të transferohej për t’u trajtuar në Lille, në veri të Francës.

Veran tha se familja madhështore e mjekëve po paguan një çmim të madh në këtë pandemi të coronavirusit, dhe lavdëroi kurajon e jashtëzakonshme të doktorëve, infermierëve, zjarrfikësve, dhe të gjithëve që shpëtojnë jetë çdo ditë. I pyetur mbi numrin e kufizuar të maskave mbrojtëse në spitalet franceze gjatë kohës së krizëz, ministri tha ”Ajo që ne dijmë është se pjesa më e madhe e personave që punojnë në sektorin e shëndetësisë, të cilët do të infektohen nga virusi, nuk do ta marrin gjatë kohës që janë në punë, në spitale, por jashtë tyre”.

Ai tha se doktorët dhe infermierët janë personat me kontaktin më të lartë me të sëmurët, duke shtuar se kishte pasur disa raste kontaminimi në ekipet e mjekëve apo infermierëve, të cilët ishin infektuar, pavarësisht se kishin mbajtur një maskë. Dhjetëra mjekë kanë kritikuar publikisht qeverinë franceze, duke denoncuar mungesë të fondeve për spitalet, të cilët ata thonë se janë në gjëndje të keqe, dhe paralajmërojnë se shumë prej tyre po punojnë pa maska si pasojë e numrit të vogël të tyre, gjë që mund të sjelli edhe infektimin e stafit.

SHKARKO APP