Covid-19/ Ndikimi mbi ekonominë dhe a ka një rreze shprese?
Shtetet e prekura nga Covid-19 po mbyllin dyqanet, kufijtë e iu luten qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, ekonomia globale po duket gjithmonë e më pak e shëndetshme. Dow Jones në Nju Jork e mbylli të premten me një rënie prej 4.5 për qind, duke shënuar javën më të keqe për Wall Street që nga kriza financiare e 2008. Mundësia e një recesioni global duket edhe më e prekshme; bankat qendrore kanë ulur normat e interesit në nivele rekord.
Gjithmonë e më shpesh, njerëzit po zbulojnë se nuk kanë më një punë se ku të shkojnë. Saadia Zahidi, zyrtare e lartë e Forumit Ekonomik Botëror, thotë për Euronews se rimëkëmbja e shpejtë varet nga veprimet që do të ndërmarrin sot qeveritë dhe punonjësit.
Ajo gjithashtu tha se ka më shumë nevojë për koordinim përgjatë linjave të asaj që ndodhi pas krizës financiare të 2008. Ka ende një fije shpresë, shtoi ajo. “Unë mendoj se ka disa njerëz që kanë nisur të parashikojnë se mund të shohim disa ndryshime madhore strukturore në të ardhmen në lidhje me krizën që po përjetojmë”.