Covid-19, në 12 ditë janë 5 milionë raste të reja

Numri i rasteve të koronavirusit të regjistruar në botë sot tejkaloi 44 milionë. Kjo është ajo që del nga numërimet e Universitetit Johns Hopkins, sipas të cilit që nga fillimi i pandemisë infeksionet kanë arritur në 44,059,551. Sipas të dhënave, nga ky universitet, kjo është një rritje prej mbi pesë milionë infeksionesh në vetëm 12 ditë. Pragu prej 39 milionë, në fakt, ishte tejkaluar që më 16 tetor. Vdekjet nga koronavirusi në të gjithë botën janë aktualisht 1,168,568, ndërsa personat e shëruar janë 29,843,500.

SHKARKO APP