Covid-19 në botë: 466 mijë viktima dhe rreth 9 milion të infektuar

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 9 milion të infektuar, përkatësisht 8,921,384 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 466,848.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 121,980 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 50,058, Britania e Madhe me 42,598, Italia me 34,610, Franca me 29,633 dhe Spanja me 28,322.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Shqipëri janë shënuar 43 viktima dhe janë infektuar 1,891 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 4,743,011 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,7 milion raste aktive që presin të shërohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?