Covid-19 në botë. Mbi 26,6 milionë raste dhe 875 mijë viktima

Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar të paktën 875 703 të vdekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 26 671 700 raste me Covid-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.

Ditën e djeshme 5 693 të vdekur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1 089 viktima, SHBA-ja me 998 viktima dhe Brazili me 888 viktima.

SHKARKO APP