Covid-19 në Europë, shpërthejnë protestat kundër masave
Edhe pse Covid-19 vijon që të jetë agresiv, njerëzit nuk i ndalin protestat. Në shumë shtete europiane kanë shpërthyer protesta kundër masave që autoritetet kanë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Policia në Berlin shpërndau protestuesit sipas të cilëve masat e qeverisë po kufizojnë lirinë. Rreth 300 persona u arrestuan pasi nuk mbajtën distancën fizike dhe maska.
Protesta u zhvilluan edhe në Francë, ku protestuesit mbanin në duar pankarta ku lexohej mjaft me gënjeshtrat, por shumë shpejt policia i rrethoi dhe vendosi gjoba prej 135 eurosh ndaj të gjithë atyre që nuk mbanin maska, pasi në Paris është e detyrueshme të mbash maskë në publik.
Kurse në Zvicër rreth 1,000 persona dolën të protestojnë duke bërë thirrje që te rikthehet liria. Protesta u zhvilluan edhe në Londër dhe në Vjenë, sipas demostruesve normaliteti i ri është I barabartë me një fytyrë te re të fashizimit.