COVID-19 në Greqi, humbin jetën 75 persona në 24 orët e fundit
Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 75 viktima dhe 3445 raste të reja me COVID-19.
9 të infektuar janë zbuluar në pikat hyrëse të Greqisë, e cila po përgatitet për hapjen e sezonit turistik në 14 maj. 749 qytetarë në shtetin helen po trajtohen në intubim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 8607 viktima si pasojë e COVID-19, nga të cilat 95.6% kishin një sëmundje tjetër ose ishin të moshës 70 vjeç e lart.