Covid-19 në Itali, në 24 orët e fundit 75 viktima dhe 355 të infektuar
Italia vazhdon të shënohen viktima e raste pozitive me Covid 19.
Në 24 orët e fundit numri i viktimave me koronavirus janë 75 si dhe 355 të infektuar më shumë.
Numri i viktimave italiane nga pandemia e koronavirus ka arritur deri më sot më 33 415 e të infektuarit në 233 019.
Në përmirësim shfaqet ditë pas ditë situata në sistemin shëndetësor. Aktualisht janë 6387 pacientë të shtruar në regjim spitalor e 435 në repartet e terapisë intensive.
Pacientë të shëruar deri më sot janë 157 507 e janë 1874 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Persona aktivë pozitivë më Covid 19 aktualisht janë 43 691.
Në rajonin e Lombardisë më i godituri nga pandemia janë regjistruar në 24 orët e fundit 33 viktima e 210 raste pozitive më shumë.
Në rajonin e Lazios janë regjistruara vetëm 13 raste të infektuar në 24 orët e fundit e disa rajone si Calabria, Basilicata, Molise, Sardegna, Umbria nuk kanë shënuar asnjë të infektuar.
Më datë 3 qershor qeveria italiane ka vendosur hapjen e kufijve mes 21 rajoneve italiane si dhe kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet anëtare të BE e të zonë Schengen.