COVID-19 në Itali, ulet numri i viktimave dhe i rasteve të reja
Shtatë qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë regjistruar 2.072 raste të reja me COVID.
651 pacientë janë shëruar, ndërsa edhe numri i shtrimeve në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë ndjeshëm.
Për shkak të variantit “Delta”, autoritet shëndetësore italiane, iu kërkojnë qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të shmangin grumbullimet.