Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, 1 viktimë dhe 141 raste të reja
Ministria e Shëndetësisë Maqedonase raportoi sot për një të vdekur dhe 141 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve.
Rastet e reja të të infektuarve erdhën pas testimit të 1885 mostrave.
Konkretisht, në Shkup janë regjistruar 39 raste të reja, Kumanovë-10, Shtip-23, Prilep-1, Tetovë-8, Strugë-6, Manastir-3, Ohër-2, Gostivar-13, Kriva Pallankë-2, Koçani-3, Probishtip-1, Demir Hisar-3, Makedonski Brod-3, Berovë-1, Vinicë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-18.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 161 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 529. Në 24 orët e fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, në kushte spitalore jetë ka ndërruar një 51 vjeçare nga Shkupi.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 12,083 persona.
Prej tyre, 8,248 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 3,306.