COVID-19 në Serbi, 5 viktima në 24 orë, bilanc i ulët falë ndihmës së Kinës

Gjatë 24 orëve të fundit Serbia ka shënuar dhe 5 viktima të tjera si pasojë e COVID-19 ku në total numërohen 173 të vdekur.

Ndërsa dhe numri i të infektuarve është rritur me 227, ku në total janë 8,724 të prekur. Në 24 orë u kryen 5,579 tampone.

Duket se kurba e pandemisë është e qëndrueshme ku nga dita në ditë shënohen ulje të vogla të bilancit të viktimave dhe të të infektuarve.

Deri më tani, 1,292 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalet.

Zëvendës dr. i Institutit shëndetësor Batut, Darija Kisic Tepavcevic shprehet se bilanci pozitiv dhe i qëndrueshëm i pandemisë është mundësuar edhe falë ndihmës së ekspertëve kinezë që kanë ardhur në vend.

Kujtojmë se më herët vetë Presidenti ka shokuar me një deklaratë të dhënë për mediat.

Vuçiç paralajmëroi se do të kërkojë ndihmën e Kinës pasi BE i ka harruar.

SHKARKO APP