COVID-19 në Serbi, 7 viktima në 24 orët e fundit, 58 në total
Shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total në 58.
Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se edhe 292 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.
Gjatë këtyre 24 orëve u kryen 1,192 testime nga të cilat 292 rezultuan pozitiv.
Tashmë në Serbi janë regjistruar 2,200 të prekur nga pandemia e COVID-19.
Ndërsa 178 persona janë shëruar nga virusi dhe kanë lënë spitalin.