
Spanja është një nga vendet që po përballet keq me luftë kundër koronavirusit. Shteti iberik deri më tani numëron mbi 16 mijë vdekje dhe afro 160 mijë të infektuar.
Numri i vdekjeve ditore, për dy ditë me radhë ka ardhur në rënie, por numri i të infekturëve ende nuk po shënon shifra të ulta.
Lidhur me këtë Ministri i Shëndetësisë në Spanjë deklaroi se akoma nuk është kaluar piku. Salvador Illa tha se pavarësisht masave efektive, kulmi mendohet se nuk ka kaluar, por po mendohet edhe lehtësimi i masave.
Ai u shpreh:
Spanja ende nuk ka arritur kulmin e epidemisë së koronavirusit, megjithëse masat e marra kanë filluar të japin rezultate dhe qeveria po mendon për masa për të lehtësuar izolimin.
Kujtojmë se Spanja disa ditë më parë shty me 14 ditë gjendjen e emergjencës. Zonat më të prekura nga koronavirusi janë Madridi dhe Katalonja.
