Covid-19 nuk është më shkaku kryesor i vdekjes në Britani dhe Uells
Sipas të dhënave më të fundit, koronavirusi nuk është më shkaku kryesor i vdekjes në Britani dhe Uells për herë të parë që nga tetori.
Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se Covid-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në të dy vendet gjatë muajit mars. Covid-19 ka qenë shkaku i vdekjes çdo muaj nga nëntori në shkurt.
Shkaku kryesor i vdekjes ishte demenca dhe Alzheimer në Britani, që do të thotë 10.1% e të gjitha viktimave të regjistruara në mars. Të dhënat e reja vijnë një ditë pasi qeveria tha se edhe 22 persona kishin vdekur brenda 28 ditëve nga Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Britani në 127,327.