COVID-19, numri i rasteve tejkalon shifrën 27 milionë
Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 27 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 27 069 726 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 6 431 160 raste deri tani.
Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë Brazili (4 123 000), India (4 114 773), Rusia (1 020 310), Peruja (683 702), Kolumbia (658 456), Afrika e Jugut (636 884), Meksika (629 409), Spanja (517 133), Argjentina (471 806) dhe Kili (420 434).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën.
Deri tani jetën e kanë humbur 883 771 persona. Ndërkaq, 19 170 299 milionë pacientë janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7 015 656 persona.