Covid-19, paralajmërimi i Biden: Gjërat mund të përkeqësohen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me shifrat e koronavirusit, duke konfirmuar 25,602,349 të infektuar dhe 428,132 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Por ekspertët thonë se numri real i të infektuarve, por edhe viktimave është më i lartë.

Numri ditor i vdekjeve ka tejkaluar 4,000 javët e fundit, përfshirë të mërkurën kur u betua presidenti i ri Joe Biden.

Biden nënshkroi një mori masash të reja javën e kaluar, duke përfshirë rritjen e vaksinimeve dhe testimeve.

Ai premtoi të vaksinojë 100 milionë njerëz kundër koronavirusit gjatë 100 ditëve të tij të para dhe shtoi se:

“Një nga sfidat e 100-ditëve të para është t’i kërkojmë popullit amerikan të mbajë maska”.

Më tej, presidenti amerikan paralajmëroi që numri i të vdekurve mund të rritet.

“Më lejoni të jem i qartë gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen para se të përmirësohen,” tha ai.

SHKARKO APP