Covid-19 po pëson mutacion, jo lajm i mirë për vaksinën
Covid-19 po vazhdon të pësojë mutacion dhe ekspertët besojnë se ndoshta po bëhet më infektues, pasi rastet në SHBA kanë filluar të rriten. Studimi i ri amerikan (via Guardian) analizoi 5,000 sekuenca gjenetike të virusit, i cili ka vazhduar të shndërrohet ndërsa është përhapur në popullatë. Studimi nuk arriti të zbulojë që mutacionet e kanë bërë virusin më vdekjeprurës ose ka ndryshuar efektet e tij.
20 shtete kanë përjetuar mbi 5% rritje në rastet e tyre Covid-19 gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Në fund të marsit, sipas një raporti të publikuar në Washington Post, virusi nuk po pësonte mutacion.
Sipas ekspertëve që studiojnë imtësisht kodin gjenetik të pategjenit të ri, kur Covid-19 nuk pëson mutacion, domethënë nuk bëhet më i rrezikshëm ose më pak i rrezikshëm, është lajm i mirë për shkencëtarët që po përpiqen të krijojnë vaksinën.
David Morens, një virolog në Institutin Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vuri në dukje për Guardian se virusi mund të vazhdojë të shndërrohet edhe pasi të jetë në dispozicion një vaksinë, që do të thotë se vaksina do të duhet të ndryshohet – ashtu si vaksina e gripit ndryshohet çdo vit.