Covid-19, prova plazhi në Itali: Të shpëtojmë verën
Çadra tre metra larg njëra-tjetrës dhe ndarje në Lexiglass.
Ideja për të shkuar në këtë formë dhe për të shijuar detin në kohën e koronavirusit, nuk është pritur mirë nga shumë kush. Ndaj, në Pulia, në Itali, ka nisur puna për gjetjen e zgjidhjeve alternative. Në plazhet e Salentos, në fakt, po vëhen disa prova që do tu mundësojnë turistëve të shkojnë në plazh në siguri të plotë. Objektivi është ai i përcaktimit me piketa dhe kordonë të hapsirave 10 metra katrorë në rërë në zonën e çadrës që u është dhënë, çka do të lejonte mbajtjen e një distance prej të paktën një metri largësi nga nëj shezllon në tjetrin.
Shpëtimi i sezonit veror është objektivi që synon rajoni i Pulias. Turizmi ka përfaqësuar në vitet e fundit një aset të domosdoshëm për ekonominë e rajonit dhe humbja e të gjithë sezonit, do të kishte pasoja dramatike për të gjithë Italinë.
Ndaj, veçanërisht në Pulia, institucionet dhe operatorët privatë po stërmundohen për ta evituar këtë rrezik. Në një kohë kur pandemia ka mbyllur në shtëpi thuajse gjysmën e njerëzimit, dhe kur pranvera po i lë vendin verës ngadalë, ai që rëndon në mendjen e shumëkujt është plazhi i shumëpritur. Disa liderë kanë bërë thirrje ndërkohë që të mos bëhen prenotime për pushime, por të gjithë shpresojnë që ta shpëtojmë këtë verë.