Covid-19/ Pse karantinat janë një eksperiment i dështuar, të cilin shtetet nuk duhet ta përsërisin më

Pesë vendet me masat bllokuese më të ashpra – Distrikti i Kolumbias, Nju Jorku, Miçigani, Nju Xhersi dhe Masaçusetsi – kishin edhe rastet më të shumta. Mund të ketë ndodhur që masat më të rrepta të bllokimit të jenë vendosur në përgjigje ndaj shpërthimeve epidemike tashmë të rënda.

LEXO EDHE:  Covid-19 nuk pyet për moshën/ Manastirliu: Një foshnje dy muajshe me nënën të shtruar në spital

Por lidhja negative, edhe pse statistikisht e dobët, vazhdon edhe kur përjashtohen shtetet me rastet më të shumta. Dhe nuk bën asnjë ndryshim nëse analiza përfshin faktorë të tjerë shpjegues të mundshëm si dendësia e popullsisë, mosha, përkatësia etnike, përhapja në shtëpitë e të moshuarve, shëndeti i përgjithshëm i popullatës ose temperatura.

Faktori i vetëm që duket se bën një ndryshim të dukshëm është intensiteti i përdorimit të udhëtimeve të tranzitit në masë. Ne e zhvilluam eksperimentin për herë të dytë, për të vëzhguar efektet mbi rastet e reja gjatë rihapjes që nisi në mesin e prillit. Ne përdorëm të njëjtën metodologji, por e filluam nga kulmi i masave bllokuese të secilit shtet dhe e vazhduam deri më 31 korrik.

Duke konfirmuar eksperimentin e parë, kishte një prirje (edhe pse mjaft e dobët) që shtetet që hapeshin më shumë të kishin edhe me pak rastet të reja se sa të tjetër. Shtetet që patën edhe të ashtuquajturën “vala e dytë” – Arizona, Kalifornia, Florida dhe Teksasi – nuk patën rastet më të shumta të shtuara, pavarësisht politizimi të situatës.

Leksioni që marrim nuk është se masat bllokuese e përkeqësuan përhapjen e Covid-19, por që ndoshta ato nuk ndihmuan dhe rihapja nuk dëmtoi. Ky përfundim sfidon logjikën dominuese. Në teori, përhapja e një sëmundje infektive duhet të kontrollohet nga karantina.

Por me sa duket jo në praktikë, edhe pse jemi të vetëdijshëm se asnjë studiues nuk e kupton këtë. Ne nuk jemi studiuesit e vetëm që kemi zbuluar këtë marrëdhënie statistikore. Në korrik, revista mjekësore “Lancet” botoi një studim që gjeti rezultate të ngjashme, duke analizuar të gjitha vendet dhe jo vetëm SHBA-në.

“Për një kohë të gjatë para vendosjes së masave bllokuese, pati një numër më të ulët të rasteve të zbuluara”-përfundonte studimi. Këto zbulime tani janë përmirësuar nga masat e sofistikuara të distancës aktuale sociale dhe të dhënave të reja nga faza e rihapjes.

Me provat që zotërojmë tani, edhe zyrtarët më konsvervatorë të shëndetit publik duhet të hezitojnë përpara se të kërkojnë bllokimin e radhës, dhe të shkaktojnë një tjetër recesion ekonomik.

Përshtatur nga CNA.al

SHKARKO APP