Covid-19 pushton Korenë e Veriut, Kim Jong nis valën e shkarkimeve të disa zyrtarë të lartë
Covid-19 ka pushtuar Korenë e Veriut, që ka pasuar më pas me masa të rrepta të vendosura nga lideri Kim Jongun. Mësohet se ky i fundit ka Koreja e Veriut ka shkarkuar nga detyra drejtuesit e lartë, që sipas tij, janë përgjegjës të shkaktimit të kësaj gjendjeje.
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se lideri gjatë një takimi me byronë politike të partisë në pushtet, akuzoi drejtuesit e lartë të shëndeësisë si fajtorë për valën e pandemisë. Sipas tij, ata kanë neglizhuar vendimet e rëndësishme nga partia që bënin thirrje për masa organizative, materiale, shkencore e teknologjike për ta përkrahur punën e gjatë ani-epidemike përballë një krize botërore shëndetësore.
Ndërkohë kujtojmë se prej muajsh, Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë si një masë parandaluese, dhe për pasojë vendi po përballet me një krizë ushqimore. Këtë e ka pranuar edhe vetë lideri.