Covid-19, Rajoni i Lombardisë në Itali do t’i kërkojë qeverisë rinisjen e aktiviteteve pas datës 4 maj

Rajoni i Lombardisë në Itali do t’i kërkojë qeverisë së kryeministrit Conte të japë dritën e gjelbër për rifillimin e aktiviteteve më datën 4 maj.

Sipas autoriteteve rihapja do të shoqërohet me disa detyrime

Distanca e sigurisë midis njerëzve, mbajtja e detyrueshmë e maskës dhe kryerja në masë të gjerë e testeve serologjike. Edhe në rajonin e Piemonte, maskat do të bëhen të detyrueshme në fazën 2.

Lombardia parashikon që pas aktiviteteve është planifikuar edhe hapja e shkollave dhe universiteteve.

Këto strategji do “shoqërohen me masa të tjera ekonomike, mbi të cilat Rajoni i Lombardisë po punon”, – tha Presidenti i Rajonit, Attilio Fontana.

Maska do të jetë e detyrueshme edhe në Piemonte e cila si dhe Lombardia gjithashtu po shkon drejt rinisjes së aktiviteteve.

“Para se t’i bëjmë të detyrueshme maskat, është thelbësore të jesh i aftë t’i garantosh të gjithëve maska, thotë guvernatori Alberto Cirio, duke komentuar blerjen nga rajoni i 5 milion maskave që do të shpërndahen për të gjithë rajonin e Piemonte-s.

SHKARKO APP