Covid-19/ Rusia ka pak të infektuar, ja rruga e suksesit

Në një kohë kur pothuajse e gjithë Europa ka dhënë sinjalin e kuq nga Covid-19, Rusia ja ka dalë që të ketë pak të prekur. Presidenti rus, Vladimir Putin, u shpreh gjatë kësaj jave se vendi i tij ja ka dalë të menaxhojë situatën e përhapjes së koronavirusit. Sipas tij, deri më tani çdo gjë është nën kontroll, falë masave të marra për të mbajtur popullin larg infektimit.

A është vërtet situata nën kontrroll? Nëse po, çfarë strategjie po ndjek Rusia ndryshe nga pjesa tjetër e botës?

Numri i të infektuarëve në Rusi deri më tani është shumë i ulët, duke marrë parasysh kufirin me Kinën dhe që rasti i parë me COVID-19 është shënuar që prej janarit. Rusia ka një popullsi prej 146 milionë banorë dhe vetëm 253 prej tyre kanë rezultuar të infektuar. Masat e marra që herët, mbyllja e kufirit me Kinën që prej 30 janarit dhe vendosja e shpejtë e zonave të projektuara për karantinë, ka ndihmuar që përhapja të mos jetë masive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej janarit, Rusia ka ndjekur këshillën numër 1 të OBSH-së që është testimi masiv i popullsisë. Testimi i njerëzve, identifikimi i shpejtë i rasteve, izolimi dhe gjithë masat e tjera të rekomanduara, ky vend i mori në kohën e duhur. Edhe distancimin social, Rusia është një nga vendet që e filloi më herët. Rusia ka nisur të testojë njerëzit që prej fillimit të shkurtit, përfshi këtu të gjithë aeroportet e mbushura me njërëz që vinin kryesisht nga Irani, Kina apo Korea e Jugut. Pjesa më e madhe e të infektuarëve në Rusi ka ardhur nga Italia dhe kjo sepse njerëzit që vinin nga Italia nuk u testuan në kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, Putin u shpreh se edhe qeveria ndoshta nuk ka statistikat e një numri të saktë të infektuarish i cili mund të jetë edhe më i madh se aq, pasi një pjesë e mirë e njerëzve nuk tregojnë, ose e kalojnë pa simptoma. Vetëm këtë javë, numri i të infektuarëve është rritur. Çdo ditë, Rusia konfirmon 30, 40 raste të reja dhe numri i testimeve po zgjerohet ndjeshëm. Paralel me situatën, edhe qeveria ka përshkallëzuar masat, duke pezulluar çdo event dhe mbyllur kufinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?