COVID-19/ Sërish rritje infektimesh dhe viktimash në Itali (Bilanci)

Në 24 orët e fundit në Itali janë konfirmuar pozitiv me virusin 12.074 qytetarë nga 294.411 testime të kryera.

Pra ka një rritje nga një ditë më parë, ku vendi raportoi 10.386 të infektuar. Fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 369 qytetarë, ndërsa 16.519 të tjerë janë shpallur të shëruar.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar më shumë infektime, plot 1.764 persona, e ndjekur nga Campania me 1.575 raste. Ndërsa të gjitha rajonet e tjera të vendit kanë regjistruar më pak se 1 mijë infektime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej fillimit të pandemisë janë infektuar me COVID-19 2.268.253 persona dhe janë shpallur të vdekur 94.540 të tjerë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?