Covid-19, Spanja akordon 900 euro në muaj për qeratë e dyqaneve të mbyllura dhe 440 euro për të papunët

A man dressed in protective gear carries out disinfection works in a street in Vigo, northwestern Spain, on March 31, 2020 during a national lock-down to prevent the spread of the novel coronavirus. . - Spain confirmed another 849 deaths in 24 hours from the coronavirus today, bringing the total number of deaths to 8,189. (Photo by MIGUEL RIOPA / AFP) (Photo by MIGUEL RIOPA/AFP via Getty Images)

Qeveria spanjolle ka njoftuar një sërë maasash të reja për të ndihmuar më tej punëtorët e pavarur, ndërmarrjet e vogla dhe ata më të prekurit gjatë ndikimit ekonomik të pandemisë koronavirus.

Masat synojnë të “garantojnë, më shumë se kurrë, që njerëzit të mos e humbin të drejtën e tyre kushtetuese për strehim”, tha zëvendëskryeministri i Spanjës, Pablo Iglesias, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, shkruan CNN.

Masat përfshijnë:

-Zgjatjen e kontratave të qirasë

-Pezullimin e dëbimeve nga vendi për gjashtë muaj nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme

-Për ata që kanë probleme që paguajnë qira, qeveria do të japë deri në 900 € në muaj për ato shpenzime, dhe thotë se do të mbulojë çdo borxh që lidhet me pagesa të qirave për ata në situata të cenueshme.

-Qeveria ka ndaluar gjithashtu kompanitë të presin furnizimin me ujë, energji elektrike ose gaz.

-Sa për punëtorët e pavarur dhe kompanitë e vogla, qeveria do të lejojë një vonesë në pagesa të sigurimeve shoqërore dhe do të japë deri në 440 euro në muaj për ata që humbën punën e tyre gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose nuk kanë të drejtë për mirëqenien e papunësisë. Rifinancimi ose pezullimi i pagesave të borxhit për industrinë e turizmit deri në një vit është gjithashtu ndër masat.

Masat e reja do të ndihmojnë 500,000 familje, tha Iglesias.

Spanja është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirusi me 8,269 viktima dhe 94,917 të infektuar.

SHKARKO APP