Covid-19/Të folurit pa maskë është po aq i rrezikshëm sa kollitja
Të flasësh me dikë që është i infektuar me Covid-19 mund të jetë po aq e rrezikshme sa kollitja. Virusi mund të përhapet përmes disa rrugëve, duke përfshirë spërklat që përmbajnë virusin të cilat lëshohen në ajër kur një person i infektuar merr frymë, flet ose kollitet, një faktor që ekspertët thonë se shpjegon pse Covid duket se përhapet më lehtë në ambientet e brendshme.
Teksa pikat e mëdha bien në tokë në distanca të shkurtra, pikat e vogla, të njohura si aerosole, mund të mbajnë virusin në distanca më të mëdha se dy metra.
”Keni nevojë për maska, keni nevojë për distancë fizike dhe keni nevojë për ventilim të mirë, në mënyrë që këto grimca të mos grumbullohen në hapësira të brendshme dhe të largohen në mënyrë të sigurt”, tha Prof. Pedro Magalhaes de Oliveira nga Universiteti i Cambridge-it dhe bashkëautor i studimit.