COVID-19, tre rajone të Greqisë Veriore në lockdown
Rajonet e Kastoriasë, Ksanthit dhe Dramas, në Greqinë Veriore, u vunë nën shtetrrethim për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Dispozita do të hyjë sot në fuqi dhe do të jetë e tillë deri më 1 tetor.
Nga 01:00 deri në 06:00, qarkullimi në këto rajone është i ndaluar për të gjitha arsyet, përveç punës dhe arsyeve serioze shëndetësore, ndërsa muzika është e ndaluar në të gjitha vendet argëtuese dhe ushqimore për 24 orë.
”Kufizimet lokale janë shtrirë edhe në rajone të tjera të Greqisë, përfshirë Pelan në Greqinë Veriore dhe Argolidhin në Peloponez”, deklaroi komiteti i specialistëve të sëmundjeve infektive.
Ndalimi i tubimeve në natyrë ose në ambiente të brendshme, private ose publike, me më shumë se 20 persona, vazhdon të jetë në fuqi në të gjithë Greqinë, pavarësisht nga masat e tjera.