COVID-19, Zvicra detyron mbajtjen e maskave në hapësira të mbyllura publike

Vënia e një maske do të jetë e detyrueshme nga e hëna në vende të mbyllura publike, në të gjithë Zvicrën, njoftoi sot qeveria federale.

“Rritja e mprehtë e numrit të rasteve të infektimit ditët e fundit është shqetësuese”, deklaroi Këshilli Federal në një njoftim për shtyp.

Kjo masë është pjesë e shumë të tjerave, si një përpjekje për të frenuar kërcimin shqetësues të rritjes së rasteve COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç maskave, do të ndalohen tubimet spontane të më shumë se 15 personave në hapësirat publike dhe ngjarjet private nuk do të kenë më shumë se 15 persona, gjithashtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria, gjithashtu, rekomandoi punën në distancë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?